Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq me Bilçikun: Serbia në rrugën evropiane, por si shtet i pavarur

Gazeta10
30 September 2022 - 15:01

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, dhe anëtarin e Delegacionit të Komisionit për Stabilizim dhe Aderim në Bashkimin Evropian të Parlamentit Evropian, Matjazh Nemec, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

“Serbia mbetet në rrugën e BE-së, por si një vend i pavarur dhe sovran që merr vendimet e veta lidhur me interesat e saj shtetërore dhe kombëtare”, theksoi Vuçiq.

“Kam pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Vladimir Bilçikun dhe Matjazh Nemecin për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të vështira, për të cilat nuk jemi gjithmonë dakord dhe deputetët e Parlamentit Evropian më informuan për gjendjen shpirtërore në Bruksel kur bëhet fjalë për politikën e vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq në “E ardhmja e Serbisë” në Instagram shkruan Tanjug./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.