Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq pas takimit me ndërmjetësuesit: Nuk do ta njohim Kosovën

Gazeta10
09 September 2022 - 19:45

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai këtë e tha në Instagram, pas takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, transmeton Gazeta10.

“Nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës! Aktualisht po flas me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Republikës së Francës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë të gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Jo dorëzim! Rroftë Serbia”, ka shkruar presidenti i Serbisë.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarit e kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron  – Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne – paraprakisht qëndruan në Prishtinë ku e takuan Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.