Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq në OKB: Është më mirë të negociosh për njëqind vjet sesa të luftosh për një ditë

Gazeta10
22 September 2022 - 10:04

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit në OKB ka thënë se negocimi është më i mirë se lufta, raporton Gazeta10.

Vuçiq ka thënë se Serbia ende i vuan pasojat për atë që i ka ndodhur por nuk heq dorë nga parimet e Kombeve të Bashkuara.

“Pikërisht për shkak të asaj që ka përjetuar dhe po përjeton Serbia, kam të drejtë të citoj fjalët e mëposhtme si përkujtues dhe paralajmërim për të gjithë ne: “Padrejtësia e kryer kudo është kërcënim për drejtësinë kudo”. Pavarësisht se ende po i ndjejmë pasojat, ne nuk po heqim dorë nga parimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, Vuçiq ka thënë se është i bindur se do të arrihet një zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se Serbia nuk ëndërron të kthehet në rrugën e së kaluarës.

 “Është më mirë të negociosh për njëqind vjet sesa të luftosh për një ditë. Jam i bindur se do të arrijmë një zgjidhje të pranueshme reciproke, të bazuar në kompromis, sepse kjo është absolutisht e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin tonë, që është vendosja e paqes afatgjate, si parakusht për një jetë të begatë për serbët dhe shqiptarët në rajonin tonë. Tashmë i kemi ezauruar të gjitha opsionet e tjera dhe të paktën sa i përket Serbisë, nuk ëndërrojmë të kthehemi në rrugën e konfliktit dhe gjakderdhjes”, shkruan Danas, transmeton Gazeta 10.

Vuçiq ka thënë se rajoni ka kaluar së bashku barriera që kanë qëndruar mes tyre dhe si shembull e ka përmendur nisëm “Open Ballkan”.

 “Le të flasim se si të zgjidhim problemet që mundojnë njerëzit tanë, kompanitë, punëtorët, studentët dhe sipërmarrësit tanë. Ne diskutuam shumë dhe dolëm me zgjidhje të shumta që tashmë kanë hequr barrierat që ekzistonin mes nesh pa ndonjë arsye racionale. Para së gjithash në ekonomi, tregti dhe fluksin e njerëzve dhe kapitalit. Për tre vjet, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar projektin “Ballkani i Hapur”, i cili ka një ide të qartë – të hapë rajonin për njerëzit, për mallrat, shërbimet, për kapitalin dhe kompanitë, për të marrë një zonë që do të jetë përgjithmonë pa tensione, tensione dhe konflikte”, është shprehur Vuçiq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.