Gazeta10

Vuçiq: Në qershor do ta kemi propozimin ‘’merre ose leje’’ për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ndërkombëtarët në fund të qershorit do të djellin një draft final për Asociacionin, propozim ky që, sipas tij, parashihet të jetë i natyrës “merre ose leje”.

“Nuk janë kohë të lehta për ne, para se të vija këtu, Petar Petkoviq më tha se situata është e vështireë dhe komuniteti ndërkombëtarë ka dalë me marifetin e tyre të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thash, merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thash që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë”, tha Aleksandar Vuçiq, siç e cituan mediat serbe

Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”.

“Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajtë janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante, dhe duhet të jetë dikush i trash, i madh që thotë: nuk mund të jetë kështu. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”, tha ai./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën