Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiq nervozohet pas pyetjes së gazetares ‘ku i mori armët dhe uniformat grupi terrorist’?

Gazeta10
24 September 2023 - 21:46

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një paraqitje për media ka thënë se Serbia nuk e ka furnizuar me uniforma dhe armë grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës sot.

I pyetur nga N1, një medium që kritikon politikat e Vuçiq, se kush i ka armatosur sulmuesit, kush u ka dhënë uniforma dhe si ka mundur që të mos ketë informacion nga veriu i Kosovës, Vuçiq ka reaguar me nervozë duke e akzuar gazetaren për insinuata.

“Këto pyetje pasqyrojnë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje keni parë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg. E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe, ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata… Për sa u përket personave të mbyllur, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të mbyllur , por se Policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, tha ai. Vuçiq, i cili shtoi se kjo është “spini më i keq”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.