Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq ngacmon Kurtin: Grushtat në Kuvend tregojnë se demokracia s’është në nivelin e lartë

Gazeta10
15 July 2023 - 19:48

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për “Pavlovic Today”, ka komentuar edhe përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se nëse një fotografi e “Pinokios” çon në një përplasje me grushta, atëherë sipas presidentit të Serbisë kjo flet zëshëm për situatën.

Presidenti serb ka ngacmuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se grushtat në Kuvend “tregojnë se demorkacia s’është në nivelin e lartë që mburreni”, shkruan Pavlocic Today.

“Ndoshta do të ishte më e dobishme të përqendroheshin në përmirësimin e këtij aspekti në vend që t’u jepni leksione të tjerëve”, ka thënë Vucic tutje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.