Gazeta10

Vuçiq: Nuk e di se çfarë qëllimi kanë takimet nëse nuk zbatohet Asociacioni

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha sot para takimit me të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se nuk dëshiron të flasë shumë, por se do të përpiqet të punojë për të parë se çfarë mund të bëhet.

Vuçiq u shpreh se nuk e di se cili është qëllimi i takimeve, nëse dikush nuk është i gatshëm të flasë, e jo më të zbatojë formimin e Asociacionit.

“Nëse nuk flas shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të. Do të përpiqem të punoj për të parë se çfarë është, jo çfarë do të fantazojmë, por çfarë mund të bëjmë. Nëse dikush nuk është gati të flasim, e lëre më të zbatojmë Asociacionin, nuk e di se çfarë është qëllimi”, tha ai.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak nis sot vizitën e tij në Beograd, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të liderit serb dhe atij të Kosovës, Albin Kurti në Ohër.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej