
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë para ushtrisë serbe se Kosovën nuk do të ja jep askujt, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se do të mbrohet çdo pëllëmbë e Serbisë.
“Kosovën as asgjë tjetër nuk do t’ia japim askujt, do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të atdheut tonë”, tha Vuçiq, shkruan Anadolu Agency.
Tutje, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk e kërcënon askënd dhe se po ndjek rrugën e neutralitetit ushtarak.
“Serbia dëshiron të ndjekë rrugën e neutralitetit ushtarak dhe ne po e bëjmë këtë me një hap të matur dhe të sigurt, të matur sepse nuk kërcënojmë askënd dhe të sigurt sepse kujdesemi për çdo ushtar”, ka shtuar Vuçiq. / Gazeta10.