
Në Beograd është mbajtur dita e parë e samitit “Ballkani i Hapur”, ku ka bërë bashkë krerët e Shëipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka postuar një fotografi në llogarinë e tij sociale bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta10.
Krahas fotografisë ai ka shkruar se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, ka shkruar Vuciq.
Ndryshe, sot është nata e dytë e qëndrimit të Ramës në Beograd, aty ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiq.