Gazeta10

Vuçiq: Qeverinë e re të Serbisë e presin detyra të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që Millosh Vuçeviq, të cilin e ka mandatuar për kryeministër, të marrë mbështetjen në Parlament për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të ketë para vetes detyra të mëdha e të vështira.

Millosh Vuçeviq, ish-ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i subjektit në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS), u mandatua për formimin e Qeverisë së re serbe një ditë më parë nga Vuçiqi.

“Ne jemi në një pozicion specifik sepse jemi të vetmit që kemi statusin e një shteti që është neutral ushtarakisht në këtë pjesë të rajonit. Ne gjithmonë jemi gati të mbrojmë veten, por nuk e kërcënojmë askënd”, tha Vuçiq më 31 mars, gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai paralajmëroi për furnizim me avionë luftarakë, armë të artilerisë dhe raketahedhës.

Vuçiq tha se po në ushtri po bëhen investime si kurrë më arë dhe njoftoi se dronët e prodhuar brenda vendit do të testohen në poligonin në Peshter më 20 prill.

Mandatari për kryeministër, Vuçeviq, tha se ushtria do të ketë mbështetjen maksimale në Qeverinë e re, dhe së bashku me Vuçiqin, thanë se ushtria është garantuese e mbijetesës së sovranitetit dhe pavarësisë së Serbisë.

Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili tha se një Serbi e fuqishme nënkupton siguri për serbët në këtë entitet, të cilët “po e shohin Serbinë”.

“Ne jemi të shtyrë në një strukturë artificiale të quajtur Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës”, tha Dodik.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët