
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.
Vuçiq përmes një njoftimi, ka thënë se “kanë folur për situatën në Kosovë” dhe ato që i cilëson ai si “kërcënime ndaj popullit serb”.
“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se veprimet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.” – citohet të ketë thënë ai.
Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Davos të Zvicrës, ku ka realizuar disa takime deri më tani.