Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq thotë se Radoiçiq do të përballet me “procedura serioze” në Serbi

Gazeta10
07 December 2023 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të përballet “me procedura serioze në Serbi”.

Radoiçiq pranoi se ishte në krye të sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Unë nuk jam person që dua t’i shqetësoj njerëzit kur ata kalojnë periudhë të vështirë, por e di se sa të provokuar kanë qenë serbët. Ai do të përballet me procedura serioze në Serbi. Natyrisht e gjithë kjo e vështirëson në mënyrë dramatike pozitën e Serbisë dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje do të tregoja me disa detaje se sa probleme i solli realisht vendit”, tha Vuçiq në një intervistë për “NIN”.

Radoiçiq, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, të realizuar përmes UNMIK-ut, gjendet në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL-i. Ai është në mesin e 20 personave të kërkuar.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka “reaguar në mënyrë diplomatike gjatë gjithë kohës”.

“Nuk është koha për konflikt me NATO-n. Do të ishte e keqe dhe katastrofale për ne. Ne nuk duam të hyjmë në NATO, jemi vend ushtarakisht neutral. Duam marrëdhënie normale, profesionale e korrekte me NATO-n”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se “serbët në Kosovën e dinë shumë mirë se ai luftoi për ta”.

“Edhe pas asaj që ndodhi në Banjskë, ishte e qartë se kush është në anën e tyre, e kush kishte pritur me padurim të ndodhte diçka e tillë. Ne nuk hoqëm dorë nga tabelat KM, por s’mund t’u them njerëzve se ne ua ndalojmë të marrin tabela tjera. Përndryshe mendoj se është dashur të pranohen të gjitha tabelat nga të gjithë, por Prishtina nuk deshi”, tha Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.