
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po udhëton në Bruksel për të diskutuar për Asociacionin, njofton Gazeta10
Ai ka thënë se nuk ka nevojë për një Asociacion që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës sepse çdo qytetar mund të themelojë një Asociacion të tillë.
“Ne nuk kemi problem me temat, duam të flasim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo të flasim duke na thënë se ne mund të blejmë ngjitësa dhe t’i vendosim futbollistët në albume dhe të prodhojmë ambalazhe për çamçakëz dhe se dikush na thotë se Asociacioni duhet të jetë në në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ne nuk kemi nevojë për Asociacion, atëherë çdo qytetar mund të themelojë një Asociacion të tillë në baza ditore”.
Ai ka shtuar tutje se për Asociacionin për të cilin do të diskutonin do të ishte me kompetenca dhe atë të gjera dhe shumë të mëdha.
“Kuptohej që këto kompetenca do të ishin shumë më të mëdha dhe më të gjera dhe për këtë arsye ne negociuam”, shtoi Vuçiq, raporton Kosovo Online, transmeton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se do të ecet para ashtu si është negociuara ai më parë.
“Ne e kemi të qartë se çfarë është negociuar dhe si është negociuar dhe se po ecim përpara në atë drejtim”, tha Vuçiq.
Tutje, i pari i Serbisë, duke folur për krizën energjetike ka thënë se shpreson që në Kosovë të mos fiket rryma.
“Unë nuk jam si ata që merren me të gjitha çështjet e mundshme, dhe situata me rrymën është e vështirë, shpresoj që ata të mos kenë nevojë të fikin rrymën, nuk e dua këtë për ta, kjo do të ishte keq për ta. dhe për ne, për të gjithë njerëzit që jetojnë”, shtoi ai. / Gazeta10