
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq u është drejtuar serbëve përmes një conference për media në Beograd. Ai ka folur për shumë tema, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
Sa i përket targave dhe dokumenteve për hyrje-daljet, ai ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës.
Ai është treguar më i ashpër kur është folur për njohjen e Kosovës.
“Harrojeni njohjen e Kosovë. Dhe për këtë mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.