
14:40
Presidenti serb Vuçiq, gjatë adresimit të sotëm pas takimit me strukturat ilegale serbe në Kosovë, ka deklaruar se më 31 korrik në Kosovë kishin qëndruar një grup çeçenesh dhe çerkezësh – kundërshtar të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.
Sipas tij, detyra e këtyre grupeve ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës, dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.
Vuçiq: Kosova paraqiti 6 pika për marrëveshje përfundimtare
14:27 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në një adresim të gjatë për medie, pas takimit strukturat ilegale serbe në Kosovë, tregoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel paraqiti gjashtë pika për marrëveshje përfundimtare.
Sipas tij gjashtë pikat që janë paraqitur nga Kryeministri Kurti janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.
Vuçiq ankohet: Qëllimi i Prishtinës është t’i dëbojë serbët nga Kosova
14:22 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se qëllimi i Prishtinës është që t’i dëbojë serbët nga Kosova, me masat që dëshiron t’i ndërmarrë më 1 shtator.
“S’kemi ku shkojmë, na kanë shtyrë në limit, por mesazhi ynë sot për serbët e Kosovës është që çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë kolona refugjatësh, ne do ta ruajmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë ai.
Vuçiqi: Le të më japin mua dokumentet për hyrje, jo serbëve të Kosovës
13:58 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po mbanë një konferencë të gjatë shtypi pas takimit këtë javë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Ai ka thënë se nuk do të pranojnë që për serbët e Kosovës të lëshohen dokumente të posaçme kur hyjnë në territorin e Kosovës.
“Kur të hyjë unë në Kosovë, le të më lëshojën çfarëdo dokumenti që duan, por jo serbëve të Kosovës, sepse ata janë aty, jetojnë aty. Nuk shkojnë në një shtet tjetër”, ka thënë Vuçiqi.
Sa i përket targave, Vuçiqi ka thënë se ai ka propozuar që ato të jenë neutrale ndaj statusit, por Kurti ka insistuar që ato të jenë RKS./Gazeta10