Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçiqi për urdhërarrestin ndërkombëtar për Putinin: Gjërat janë komplikuar

Gazeta10
17 March 2023 - 18:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas lajmit se Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime lufte në Ukrainë, duke thënë se “shumë gjëra janë komplikuar” e se, sipas tij, Serbia duhet të mos lejojë “që kjo çështje të përfshihet shumë në kokën e saj”.

Gjatë një vizite në një qytet të Serbisë të premten, Vuçiqi ka thënë se bota po shkon drejt një përshkallëzimi derisa ka shtuar se “Serbia s’duhet të tërhiqet në të”.

Teksa po fliste “se sapo ka menduar që ka lajme të mira”, Vuçiqi ka thënë: “Sapo pash që ka shumë gjëra që po komplikohen, e ne duhet t’i ikim që kjo çështje të jetë në kokën tonë”, rapoton Koha.net.

Serbia është një nga vendet e vetme evropiane që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që Serbia të rreshtohet kah Perëndimi kundër pushimit të Ukrainës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.