
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” përmes një telefonate qytetari nga Sfaraqak i Poshtëm i Vushtrrisë është ankuar se në këtë fshat po kanë probleme me ujë.
Qytetari tregon se para një viti pas raportimit të Kanal10 komuna e Vushtrrisë e ka lëshuar ujin për një muaj dhe pastaj është prishur pompa.
Pas reshjeve të shiut, ujin në këtë fshat është jo i pijshëm dhe nuk mund të përdoret as për ndonjë gjë tjetër pasi ai gjatë rrjedhjes po përmban edhe plehë, raporton Gazeta10.
Ndërsa tani nuk ka ujë fare dhe ai shton se qe dy muaj janë me këtë problem./Gazeta10