
Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ua ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe deputeti i LVV-ws , Adnan Rustemi.
Ky i fundit ka ironizuar Rama duke thënë se kot e dërgon draftin në Berlin e Paris pa e dërguar njëherë të Dejona Mihaili.
“Rama paska dërguar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe te Scholzi dhe Macroni. Kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se e ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.