Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“VV-ja nuk e ka përkrahur Kombëtaren e Kosovës” – Përplasje mes Bekim Haxhiu dhe Bylbyl Sokoli

Gazeta10
30 May 2026 - 21:55

Një përplasje ka ndodhur në mes të analistit politik, Bylbyl Sokoli dhe kandidatit për deputet nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Kjo erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes sa i përket mospërkrahjes së VV- së ndaj Kombëtares së Kosovës.

“Kur unë kam qenë nënkryetar i Federatës së Futbollit dhe kur Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur Kombëtaren e Kosovës, VV- ja asnjë hap se ka bo për unifikimin e ligës”, tha Haxhiu në drejtim të Sokolit.

Derisa me këtë nuk u pajtua analisti politik Bylbyl Sokoli, raporton Gazeta10.

“Kjo çfarë po thua ti zotëri Haxhiu nuk qëndron, VV-ja e ka përkrahur në çdo hap Kombëtaren e Kosovës”, tha Sokoli.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.