
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti në “Prime Time” ka treguar se sot nga grupi parlamentar të cilit i takon ajo është dorëzuar kërkesa për krijimin e një komisioni parlamentar që do të hetojë dështimin e institucioneve në rastet e sigurisë së grave si, dhuna e cila përfundon në vrasje apo dhunimi seksual e që institucionet ishin të njoftuara për rrezikun.
Kurti, ka thënë se iniciativa e tyre është që të hetohet hallka e institucioneve se ku ka dështuar në mbrojtjen e grave.
“Unë po dua me nda këtu se në si grup parlamentar i VV-së sot kemi dorëzu në kryesi kërkesën për komision hetimor pra 40 nënshkrime të nevojshme dhe tematika është për dhunën seksuale dhe dhunën ndaj grave, ku do të hetohen institucionet, ka të bëj me hallka institucionale, pra aty ku ka dështuar një institucion i cili ka qenë në dijeni për dhunën ndaj një gruaje e ka dështuar. Sepse kemi parë në lajme që shumë raste kanë qenë me fatalitet, me dhunë seksuale, ku të paktën një institucion ka qenë në dijeni dhe ka mundur që të evitohet rasti në rast se secili institucion do ta krynte punën e vet. Dhe kjo neglizhencë e gjykatave e policisë duhet të hetohet e të jepet përgjegjësi.
Deputetja e VV-së, ka thënë se kanë marr nënshkrimet e dyzetë deputetëve lidhur me iniciativën e tyre dhe besojnë që edhe opozita nuk do ta kundërshtojë.
“Nuk mjafton të tronditemi e të reagojmë. Pra është në mandatin e deputetëve që të ngrenë komisione të tilla dhe më vjen mirë që për herë të parë Kuvendi ngre një komision të tillë hetimor që besoj se do të votohet. Ne sot kemi mbledhur nënshkrimet, dhe opozita nuk ishte në Kuvend shumicën e kohës, diskutimi për këtë ka ndodhur më herët por donim për simbolik ta bënim për 8 Mars. S’besoj se dikush nga opozita del kundër tij.”, ka thënë Kurti./Gazeta10