
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ministrat Liburn Aliu e Xhelal Sveçla kanë vizituar sot komunat veriore të Kosovës, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku është bërë asfalitimi i rrugëve në Jasenovik e Syriganë.
Nga VV-ja kanë thënë se Qeveria e Kosovës asfalton për herë të parë rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit, raporton Gazeta10.
“Ministrat Liburn Aliu e Xhelal Sveçla sot vizituan komunat veriore të Republikës së Kosovës, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku nga afër panë asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve. Ata po ashtu vizituan fshatrat Cerajë, Koshtovë, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, thuhet në fund./Gazeta10