Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

VV sulmon me video Hashim Thaçin, ish presidenti prej gati tre vitesh në Hagë (VIDEO)

Gazeta10
11 July 2023 - 14:34

Lëvizja Vetëvendosje ende pa kaluar as 24 orë nga publikimi i përgjimeve ku protagonist ishte shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari dhe Lista Serbe, ka publikuar një video ku e ka sulmuar opozitën dhe ish presidentin Thaçi i cili është që tri vite në Hagë.

Përmes kësaj videoje propaganduese, VV thotë se LDK, PDK, AAK dhe AKR kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar pro 91 deputetë.

Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë ditë nga VV e shoqëria civile.

Në fund, VV përmes kësaj video thotë se tani shumë nga ata kriminelë serbë janë arrestuar dhe se ka rend dhe ligj edhe në veri, me Qeverinë Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.