
Ish-ambnasadori i OSBE-së, William Walker me të arritur në studiot e Kanal10, është shprehur se nuk po mund të besojë që janë bërë 25 vjet që kur kishte ardh për herë të parë në Kosovë.
Duke kujtuar masakrën e Reçakut, Walker ka thënë se është i lumtur që nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjera dhe sa herë vjen këtu mësojn diçka të re, raporton gazeta10.

Ambasadori Walker është pritur nga drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti dhe gazetari Kushtrim Sadiku me të cilin do ta zhvillojë edhe një intervistë rreth masakrës së Reçakut dhe zhvillimet në Kosovë 25 vite pas kësaj masakre që tronditi gjithë botën.
Walker ka marrë dhuratë një picture nga drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti si shenjë falendërimi për gjithë angazhimin e tij për Kosovën./Gazeta10/