
Basketbollisti i Ponte Prizrenit, Wayne Arnold, është shpallur MVP i javës së tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta10.
Arnold ishte lojtari më i rëndësishëm i Pontes në triumfin e tyre ndaj rivalit lokal Bashkimit.
Wayne Arnold ndaj Bashkimit kishte realizuar 33 pikë e 5 kërcime, në fitoren e parë të Ponte Prizrenit këtë stinor.

Poashtu Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe top 5-shen e xhiros së tretë në elitën e basketbollit kosovar.
Fomacioni i xhiros së tretë përbëhet nga Wayne Arnold i Ponte Prizrenit, Dustin Thomas i Prishtinës, Brad Waldow i Pejës, Drilon Hajrizi i Trepçës dhe Urim Zenelaj i Ponte Prizrenit.

Në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, Ponte Prizreni fitoi derbin lokal ndaj Bashkimit, Peja mposhti kampionin Yllin, Prishtina arriti të triumfoj ndaj Vëllaznimit dhe Trepça mposhti në udhëtim Rahovecin. /Gazeta10/