
WDR: Njëri nga të plagosurit në Bielefeld besohet se ka vdekur, i dyshuar vëllai i bokserit të vrarë Besar Nimanit
Mediumi gjerman WDR ka raportuar vdekjen e njërit prej të plagosurve sot në Bielefeld të Gjermanisë, ata janë familjarë të personit të dyshuar për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Ky medium, raporton se janë plagosur katër personave të cilët gjatë ditës janë dërguar në spital për trajtim. Por, mediumi gjerman raporton se “besohet se një nga të plagosurit ka vdekur”.
Sipas informacioneve të WDR, i dyshuari që ka qëlluar është vëllai i boksierit të vrarë Besar Nimani.
Zona ku ndodhën plagosjet u rrethua për orë të tëra.