Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

William Saliba pritet të rinovojë kontratën me Arsenalin

Gazeta10
06 Qershor 2023 - 19:55

William Saliba pritet të jetë pjesë e Arsenalit për një periudhë afatgjate.

Kontrata aktuale e Salibas me Arsenalin skadon në vitin 2024, por të dyja palët janë në bisedime për një kontratë të re.

Bisedimet për rinovimin e kontratës raportohet se janë duke shkuar në mënyrë pozitive, teksa gjatë verës pritet të finalizohet marrëveshja.

Mbrojtësi francez ka qenë njëri nga lojtarët kyç të “Topçinjëve” në repartin defanziv këtë edicion.

Përveç Salibas, Arsenali është duke punuar në rinovimin e kontratës edhe me futbollistin tjetër, Reiss Nelson.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.