Sport

Xabi Alonso vlerëson Milanin: Janë vetë historia e Champions League, nder të përballemi me ta

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 17:16

Bayer Leverkusen do të luajë mbrëmjen e kësaj të marte sfidën e dytë të Champions League. Gjermanët do të luajnë në shtëpi kundër italianëve të Milanit në orën 21:00.

Në prag të kësaj supersfide ka folur trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso. Ai thotë që ndaj Milanit duhet kujdes sepse janë vetë historia e këtij kompeticioni. Ndër të tjera, Alonso thotë që është nder për ta që të përballen me “Djallin”.

“Do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Do të na duhet performanca jonë më e mirë në fushë, por ne jemi gati. Nuk ka pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por gjendja është mirë. Nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayern Munich, por ne jemi gati.

Finalja e 2005, kur isha pjesë e Liverpool? Edhe pas 20 vitesh flasim për atë natë. Është kujtim i bukur, ishte fitore e pabesueshme. Por tani ne duhet të mendojmë për të nesërmen. Milani është historia e Champions League, nder që të luajmë kundër tyre”, tha Alonso.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.