Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xani për propozimin e LDK-së: Jo Qeveri të tranzicionit, por ta bëjnë partitë e tjera pa VV-në!

Gazeta10
06 May 2025 - 18:41

Derisa nesër pritet të vazhdoj tentiva e dymbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit, partitë politike po japin propozimet e tyre se si duhet vazhduar.

Teksa LDK refuzoi ftesën e VV-së për koalicion bashkëqeverisës, sot tha se ndoshta edhe mund të formohet Qeveria e tranzicionit.

Ky opsion sipas analistit politik, Visar Xani nuk përshtatet me parimet politike në Koosvë, kur dihet liria që partitë e kanë.

Qeverisjet e tranzicionit janë kur e kanë një mision të caktuar por jo në një demokraci të lirë kur partitë politike janë të lira për të dalur e bërë fushatë. Konsideroj se numrat janë për të bërë qeveri nëse i llogarisim vetëm partitë opozitare. Në momentin që bëhet shumica jam i sigurt që edhe Nisma e jep votën. E në këtë kuptim s’ka nevojë të ftohet VV-ja“, tha ai në emisionin Gazeta të Kanal10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.