Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xhaçka pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së

Gazeta10
22 May 2023 - 9:54

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka merr pjesë sot në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.

Në këtë takim do të trajtohen çështje të bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian, çështje të sigurisë etj, shkruan ATSh.

Pas takimit, kryediplomatja shqiptare, Xhaçka do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.