Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Xhafer Gashi për Ibrahim Rugovën: Me urtësinë dhe mençurinë e tij udhëhoqi popullin në periudhat më të vështira

Gazeta10
21 January 2025 - 12:22

Kandidati i LDK’së për deputet, Xhafer Gashi, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti politik në degën e Vushtrrisë, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka bërë homazhe pranë varrit të tij.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dr.Ibrahim Rugova me urtësinë dhe mençurinë e tij udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira.

“Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë dhe simboli i unitetit kombëtar, mbetet Gandi i Ballkanit dhe vizionar i Kosovës së pavarur. Me urtësinë dhe mençurinë e tij, ai udhëhoqi popullin shqiptar në periudhat më të vështira, duke hedhur themelet për një shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik, të cilin e gëzojmë sot”, ka shkruar Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.