
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.
Edhe kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri kritikoi ashpër kryetarine tanishëm Ferit Idrizin nga PDK, i cili kishte keqpërdorur shumicën e tendereve të shpallura në Vushtrri.
Për këto tendere, Tahiri kishte edhe fakte të cilat i paraqiti para kamerës që gjithë qytetarët e Vushtrrisë të binden për atë që ai thotë.
Tahiri shpalosi një dokument për të cilin thuhej se komuna ka dhënë një shumë tejet të madhe, vetëm për pastrimin e pllakave, e cila shihej se ishte një shumë prej 112mijë e 50 euro, e këtë të fundit e lexoi edhe vet autori dhe moderatori i Politikos, Kushtrim Sadiku.
Ndiqeni videon më poshtë për më shumë detaje: