Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhaka flet pas ndeshjes: Kishte emocione, jam i lumtur me fitoren

Gazeta10
02 December 2022 - 23:40

Granit Xhaka ka folur pas fitores së Zvicrën me rezultat 3 me 2.

Xhaka ka deklaruar se krejt këto janë pjesë e futbollit dhe është shprehur i lumtur me fitoren e arritur, fitore kjo që siguron kualifikimin tutje të kombëtarës zvicrane, raporton Gazeta10.

“Kishte emocione, krejt kjo është pjesë e futbollit. Ndeshje fer dhe duam të fokusohemi në futboll. Kemi bërë hap para dhe jemi krenar që jemi kualifikuar në një të tetën e finales”, ka thënë Xhaka në konferencë për shtyp.

“Jam i lumtur. Kemi luajtur shumë mirë. E dimë që rivalja është kualitative, sidomos Mitroviqi dhe Vlahoviqi. Por e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Kemi merituar të fitojmë”, ka shtuar Xhaka.

Xhaka gjithashtu u shpall edhe futbollisti i ndeshjes pas paraqitjes mbreslënëse që kishte sonte./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.