Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Xhaka me numër 34, Neziri me numër 99”, Gjoshi për kandidatët nga diaspora: Puna e tyre ua siguron ulëset!

Gazeta10
11 December 2024 - 21:02

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka dhënë detaje ekskluzive për listën zgjedhore të PDK-së.

Gjoshi ka thënë se listën e kandidatëve për deputetë kanë përfshirë persona nga e gjithë Kosova, por pa lënë anash edhe diasporën.

“Në listë ka njerëz që punojnë dhe jetojnë atje. Janë pozicionu në listë me kërkesën e tyre, është z.Xhaka nr.34 që e mban numrin e djalit. Është 77 z.Shahin Dërvishi, është 78 Patriot Krasniqi dhe është z.Isak Neziri, një afarist i njohur me numër 99”, ka thënë Gjoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadiku.

Sipas Gjoshit, puna e tyre dhe angazhimi i kandidatëve nga diaspora do t’ua mundësojë ulëset në kuvend. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.