Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhaka në dyshim, Wirtz mungon ndaj Bayernit

Gazeta10
10 March 2025 - 17:54

Bayer Leverkuseni do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munchenit në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Javën e shkuar, Leverkuseni pësoi 3:0 në udhëtim te Bayerni kurse të martën mbrëma luan në shtëpi duelin e kthimit.

Leverkuseni do të jetë pa mesfushorin Florian Wirtz, i cili u lëndua në humbjen nga Werder Bremeni në kampionat dhe do të mungoj për disa javë.

Po ashtu, Leverkuseni në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit pritet të jetë edhe pa mesfushorin Granit Xhaka që u detyrua të zëvendësohet ndaj Bremenit për shkak të një shqetësimi.

Mbetet të shihet nëse Xhaka do të jetë gati për të luajtur kundër Bayernit, ndonëse bavarezët me një këmbë janë në çerekfinale të Championsit për shkak të fitores së thellë në duelin e parë të luajtur në Munchen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.