Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhavit Haliti ngre padi ndaj një mediumi për shpifje

Gazeta10
20 September 2022 - 17:28

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ushtruar padi për shpifje ndaj gazetës online “Bota sot”, për siç thotë ai me qëllim për ta dëmtuar personalitetin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haliti në llogarinë e tij në Facebook, ku ka bërë të ditur se padia është bërë përmes avotatit të tij Faton Fetahu, shkruan Gazeta10.

“Shkrime të tilla, jo vetëm se kanë për qëllim të dëmtojnë subjekte të caktuara, por aq më keq, synojnë që të helmojnë opinionin publik pa asnjë fakt apo provë të vetme”, ka shkruar Haliti.

Postimi i plotë:

Para disa ditësh nëpërmjet avokatit Faton Fetahu, kam ushtruar padi për shpifje ndaj gazetës “Bota sot”.

Kjo gazetë që nga paslufta ka shpifur ndaj meje, me synim që të dëmtojë personalitetin tim.

Shkrime të tilla, jo vetëm se kanë për qëllim të dëmtojnë subjekte të caktuara, por aq më keq, synojnë që të helmojnë opinionin publik pa asnjë fakt apo provë të vetme.

Unë mbështes lirinë e mediave, si dhe punën fisnike të gazetarëve, por po ashtu jam idhtar që ligji ta thotë fjalën ndaj gjithë atyre që merrëm qëllimshëm me shpifje dhe trillime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.