Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xhavit Haliti thumbon Osmanin: Fjalimi në Kuvend, si para OJQ-ve

Gazeta10
15 December 2022 - 18:04

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në emisionin “Info 10” ka komentuar seancën e mbajtur të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku presidentja Vjosa Osmani ju është drejtuar deputetëve, raporton Gazeta10.

Haliti ka thënë se fjalimi i Osmanit ka qenë sikur të ishte para OJQ-ve dhe jo në institucionin që e ka zgjedhur atë.

“E dëgjova fjalimin, do të ishte mirë që presidentja të raportonte para deputeteve për punët e saj e jo të mbante fjalim sikurse të ishte para OJQ-ve ose në ndonjë vend ku e kanë thirrur në një konferencë të caktuar për të raportuar për Kosovën. Duhet pasur parasysh se presidenten e zgjedh Kuvendi i Kosovës. Hashim Thaçi e ka respektuar më shumë Ibrahim Rugovën, më shumë sesa këta që po e respektojnë”, ka deklaruar Haliti.

Tutje, Haliti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian ku ka thënë se kjo do të marrë kohë sepse Kosova duhet të kryej “detyrat e shtëpisë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.