Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xhelal Sveçla: Ushtria e Serbisë i dha grupit terrorist lansuesin e granatave

Gazeta10
27 September 2023 - 15:32

Ministri i Brendshme i Xhelal Svela ka publikuar një dokument të ushtrisë serbe në Facebook duke thënë se janë shtuar dëshmitë e lidhjeve mes Serbisë dhe grupit terrorist.

Postimi i plotë:

Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.