Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Xhemaili për videot e VV-së: Autogol, veç mirë çka kanë bë, kurrgjë keq s’kanë bë

Gazeta10
10 October 2022 - 21:58

Sekretari i PDK-së, Bajrush Xhemaili, e ka cilësuar si shumë të ligë videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, video këto që akuzojnë tanimë partitë opozitare për shkatërrimin e shtetit, e keqpërdorim me terminalet.

Xhemaili në Politiko, më tej ka thënë se videot e publikuara nga kjo parti janë autogol, transmeton Gazeta10

“Ndoshta është bërë mirë që e kanë publiku këtë video, kanë tregu që nuk kanë çka tregojnë përpos asaj çka kanë thënë, plus është një e pavërtetë e madhe ajo çka thuhet aty. Mendoj që është një turp në vete që e kanë publiku këtë, aq më tepër njerëzit janë në Hagë, nuk janë t’u e pengu qeverinë kurrgjë ata tash…Diçka e ligë, shumë e ligë në aspektin moral, për shkak të atyre që janë në Hagë. Mendoj që veç mirë çka kanë bë, keq kurrgjë s’ka bë, me tregu veten taman qysh janë shpirtërisht, autogol se vë në dilemë”, ka thënë ai.

Xhemaili më tej ka thënë se është mirë që partia në pushtet të punojë e të mos mirret me këto cështje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.