Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhiro e 25-të në Serie A na sjell ndeshje interesante

Gazeta10
03 Mars 2023 - 17:14

Xhiro e 25-të në Serie A do na sjell para ekranit ndeshje tejet interesante përgjatë kësaj fundjave.

Të parët në tabelë, Napoli do të presin në “Diego Armando Maradona” skuadrën e drejtuar nga Maurizio Sarri, Lazion. Ndeshja luhet të premten e 3 marsit, me fillim nga ora 20:45.

Milani, i cili po kalon në formë të mirë kohëve të fundit, do të jetë mysafir i ekipit të Fiorentinës, me ndeshjen që luhet të shtunën nga ora 20:45.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në “Olimpico”, ku skuadra e Romës do të pres atë të Juventusit. Kjo ndeshje luhet të shtunën me orarin e njejtë, nga ora 20:45. Roma në këtë ndeshje hyn pas humbjes ndaj Cremonese, ndërsa Juventus pas fitores 4-2 në derbin lokal ndaj Torinos.

Ndërkohë, Interi do të jetë nikoqir i skuadrës së Lecces, e cila gjendet në pjesën e

poshtmë të tabelës, me ndeshjen që zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Tabelën e klasifikimit e kryeson Napoli me 65 pikë, 18 pikë më shumë se vendi i dytë, Interi me 47 sosh.

Katershën më të mirë në elitën e futbollit italian e mbyllin skuadrat si Milan e Lazio.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.