Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligë starton sot, luhet në Podujevë dhe Klinë

Gazeta10
23 September 2023 - 11:06

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligë starton ditën e sotme me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Lideri aktual i kampionatit, Llapi para tifozëve të vet do të pres Gjilanin.

Llapjanët janë në top formë dhe kanë marrë 10 pikë në pesë duele të zhvilluara, duke qenë një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit.

Në anën tjetër pas vështirësive në fillim, Gjilani është këndellur dhe së fundmi ka marrë fitore.

Vendasit synojnë vazhdimësinë me fitore, derisa mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Dueli tjetër që zhvillohet ditën e sotme është ai mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.

Është duel i dy skuadrave që ende nuk e kanë shijuar fitoren dhe si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë sot.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.