
Laurina Gashi (-52kg) e artë në Kupën Evropiane U18 në Riga të Latvisë.
Laurina në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime finlandezen, Pihla-Maria Seikkula. Gashi në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon ukrainasen, Mariia Vasiuta.
Në finale ajo mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite.