
Analistja Genta Cana ka vlerësuar talentin e ri të futbollit, duke theksuar se ai ka potencial të madh, por se suksesi i tij varet nga përkushtimi dhe mënyra e jetesës.
“Unë e shoh Yamal kogja të pjekur, dhe po të kishte përvojën e këtyre kompeticioneve që janë shumë të larta botërore, vetëm duhet me shiku a dëshiron me shku ka kibla që i thojna na e me qenë një futbollist i diciplinuar me gjumë të mirë dhe pa daljet e ahenxhet shumë femra përreth atëherë do të bëhet futbollist shumë i mirë”, tha ajo.
Sipas Canës, përveç talentit, faktorë si disiplina, regjimi i gjumit dhe shmangia e shpërqendrimeve jashtë fushës janë vendimtarë për të arritur majat në futbollin ndërkombëtar./Gazeta10