Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ylli i Arsenalit, Jesus, kthehet në klub për të përshpejtuar rikuperimin pas operacionit në gju

Gazeta10
08 Shkurt 2023 - 17:19

Gabriel Jesus është rikthyer në Arsenal për të përshpejtuar rikuperimin e tij pas operacionit për një problem në gju në dhjetor.

Sulmuesi brazilian nuk është paraqitur për Topçinjtë që para Kupës së Botës për shkak të lëndimit që pësoi gjatë përfaqësimit të vendit të tij në Katar.

Ai iu nënshtrua një operacioni në Londër para Krishtlindjeve dhe që nga ajo kohë është duke u rikthyer ngadalë në fitnes, ndërsa tani ecën pa pasur nevojë me paterica për gjurin.

Jesus kaloi kohë në Angli muajin e kaluar duke punuar me ekipin mjekësor të Arsenalit dhe ishte në Emirates Stadium më 22 janar për të parë Gunners të mposhtën Manchester United 3-2.

Dita e parë e kthimit të Jesus në qendrën stërvitore të Arsenalit në London Colney ishte të martën, me 25-vjeçarin tani duke ndjekur një plan fitnesi të hartuar me kujdes së bashku me ekipin mjekësor të klubit me synimin për t’u rikthyer në veprim në një moment muajin e ardhshëm./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.