
Golden Eagle Ylli sonte do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup.
Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë.
Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.
Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.