Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zaniolo përjashtohet nga Roma

Gazeta10
31 January 2023 - 10:42

Përplasja ndërmjet Nicolo Zaniolos dhe drejtuesve të Romës ka tejkaluar çdo kornizë të profesionalizmit.

Këmbëngulja e lojtarit për t’u larguar si dhe mospajtueshmëria e romakëve me këtë vendim të tij ka krisur të gjitha marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Në fakt, sot futbollisti u largua nga kryeqyteti për të mbërritur në Spezia, një vendim ky i cili i kombinuar me refuzimin për të veshur fanellën e Romës, tërboi pronarët e klubit.

Në fakt, “La Gazetta dello Sport” raporton se “Giallorossët” kanë vendosur të përjashtojnë Zaniolon nga projekti teknik i tyre.

Për sanksionet disiplinore do të vendoset më vonë, por, nga sot e tutje, numri 22 nuk mund të konsiderohet më një element i skuadrës së José Mourinhos.

Për Zaniolon interesim të madh ka shprehur skuadra e Milanit dhe disa klube të Premier Ligës./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.