Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zbulohen numrat e Kylian Mbappe dhe Endrick tek Real Madrid

Gazeta10
04 Prill 2024 - 14:28

Tifozët e Real Madridit po e presin me padurim merkaton e verës, atje ku Kylian Mbappe pritet të zyrtarizohet tek ‘Galaktikët’.

Megjithatë, përveç Kylian Mbappe, tek Real Madrid do të bashkohet edhe futbollisti i jashtëzakonshëm brazilian, Endrick.

Sipas asaj që raportohet nga “AS”, Real Madrid ka vendosur tashmë se cilët do të jenë numrat e fanellave për sezonin e ardhshëm dhe kurioziteti i madh është padyshim që është vendosur tek ai i Mbappe.

Futbollisti francez do të trashëgojë numrin 10-të, aktualisht në pronësi të Luka Modric, ndërsai talenti brazilian Endrick, pritet të marrë numrin 9-të, atë që la Benzema.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.