Gazeta10

Zbulohet skandali i radhës në FFK: 150 mijë euro transferohen te SC Gjilani

Nuk kanë të ndalur skandalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me kryetarin e saj, Agim Ademi. Siç duket ky i fundit ka filluar të hyjë në panik dy ditë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm që do të mbahet për ndryshimin e Statutit të FFK’së, i cili më së shumti i përshtatet atij dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro përmes burime të saj ka mësuar se më datën 10 janar FFK ia ka transferuar 150 mijë euro klubit të Superligës, Gjilani.

Siç thuhet transferimi i të hollave është bërë në katër rata. Rata e parë (75 mijë euro), rata e dytë (40 mijë euro), rata e tretë (20 mijë euro) dhe rata e katërt (15 mijë euro).

Të gjitha pagesat janë kryer më datën 10 janar dhe alokimi i këtyre mjeteve nuk ka kurrfarë përshkrimi.

Por, burime brenda FFK’së tregojnë se kjo duket të jetë mobilizim i kryetarit Agim Ademi, për blerje të përkrahjes si pasojë e kundërshtimeve që kanë rrjedhur me (mos) licencimin e FFK’së nga Ministria e Sportit dhe frika e Ademit për inicim të shkarkimit të tij.

Këto pohime të Gazeta Metro mund t’i vërtetoj edhe Prokuroria nëse fillojnë hetimet rreth kësaj çështje.

Në anën tjetër, përveç Draft Statutit që është konsideruar ‘skandaloz’ që FFK’ja pret të miratohet të premten, ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe kohëve të fundit ka qenë edhe (mos) licencimi i saj nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive

Nga një moslicencim i mundshëm i FFK’së siç dihet më së shumti penalizohen klubet të cilat pastaj nuk mund të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

Komisioni kishte vlerësuar se lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK’ja është shumë e gjatë, ku ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkojnë ata.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Gazeta Insajderi raportoi se një seri bonusesh të majme janë shpërndarë për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK’së.

Sipas asaj që është raportuar këto transaksione po i heton edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë denoncim, janë dhënë të gjitha detajet e transaksioneve në vlera dhjetëra-mijëra euro që janë shpërndarë tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, pagesa në emër të bonueseve që kalojnë në pagesat e rregullat që këta punonjës të FFK’së marrin.

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova