Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i AAK-së e quan manipulatore Arbërie Nagavcin: Vetëm stili i flokëve më i avancuar 

Gazeta10
23 August 2022 - 19:34

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulezim Blaka, e ka quajtur manipulatore Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin. 

Blaka nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka kritikuar ministren duke thënë se sa ishte kryeministër, Ramush Haradinaj, ka qenë i shkëlqyer bashkëpunimi mes qeverisë dhe sindikatës për arsim, teksa tani sipas tij gjendja e arsimit është e tmerrshme.

Zonja ministre del dhe krekoset për punën e saj, tallet me sindikatën dhe aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit. Manipulatore atëherë, manipulatore sot. Vetëm stili i flokëve, tash si ministre, pak më i avancuar”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.