Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zëdhënësi i BE-së: Nevojitet urgjent progres, presim sjellje evropiane

Gazeta10
27 February 2023 - 15:56

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, sot, para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel tha se gjithçka varet nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë që të pajtohen për të ecur përpara.

Në një konferencë për media, Stano u shpreh se presin sjellje evropiane për të ecur përpara drejt arritjes së progresit në dialog.

Ai potencoi se ajo që nevojitet tani urgjentisht është ecja përpara.

“Përvoja nga e kaluara na mësoi të gjithëve që të mos përpiqemi të parashikojmë asgjë sepse mund të shkojë në një tjetër mënyrë, por gjithçka në thelb varet nga aftësia e kryeministrit të Kosovës dhe presidentit serb për të rënë dakord për rrugën përpara.

Sa i përket pritshmërive të Bashkimit Evropian kur është fjala për dialogun në përgjithësi është thënë shumë herë se ne presim sjellje evropiane për të ecur përpara drejt arritjes së progresit në dialog, sepse dialogu çon drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, rrugën drejt BE-së, dhe aspiratat e BE-së të Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dhe ajo që na nevojitet vërtet urgjentisht është ecja përpara, në mënyrë që të mos kemi atë që kemi pasur gjatë muajve të fundit, në fakt, gjatë disa muajve.

Pra, ne kemi nevojë për sjelljen evropiane në mënyrë që të ecim përpara për të arritur përparim që na shtyn drejt qëllimit përfundimtar të dialogut, që është marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të mirë të njerëzve nga të dyja palët në Kosovë dhe në Serbi.”, u shpreh Stano./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.