
Zëdhënësi e KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
Elezi në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka folur në detaje për procesin e numrit të votave për Kandidatë për deputetë.
Tutje në këtë lidhje direkt Elezi ka treguar se në 30’të komuna ka filluar procesi i numërimit të votave, ku nga 36 prej tyre mbeten edhe 6.
“Deri më tani dhe gjatë ditës së sotme ne mendojmë që të përfundojmë numërimin e votave në 30 Komuna nga 36 sosh, ku prej tyre na mbetën edhe 6”, është shprehur ai.
Elezi po ashtu ka folur edhe për problemet që janë shfaqur.
“Këto probleme janë sepse ka ndryshime nga herët e kaluara, e keni pa edhe ju që kësaj here numërimi i tyre është bërë ndryshe dhe se pritet që të përfundohen sa më shpejt”, është shprehur Elezi. /Gazeta10/